Reforma territorial duket që do të dështojë.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla bëri të qartë se PS nuk ka plan të ndryshojë hartën territoriale. Mazhoranca nuk e sheh zgjidhjen te shtimi i numrit të bashkive

 “Jemi për 61 bashki e 12 qarqe” tha Balla pas mbledhjes së grupit PS.

Ndërkohë bashkëkryetarja demokratike e Komisionit të posaçëm deklaron se do të kërkojë referendum për ndryshimin e hartës territoriale.

“Është tallje me qytetarët që duan ndryshim tê hartës.  Është tallje me partnerët që u angazhuan nê proçes. Ështe tallje me parlamentin.  Ështe shpërdorim i taksave të qytetarëve, për njê proçes të paracaktuar nga vullneti i Edi Ramës.  Edi Rama ka frikë të përballet në një betejë të vertete elektorale dhe kërkon rezultat ne tavoline. Kështu ka bêre në çdo zgjedhje. Kur ndryshoi hartën territoriale në 2015, kur ndryshoi në mënyrë të njëanshme sistemin zgedhor.  Edi Rama ka frikë nga vota” shkruan Çupi në një postim në facebook.

Ajo thotë se PD do të kërkojë referendum për ndryshimin e hartës territoriale.

“Askush nuk mund të dalë mbi vullnetin e zgjedhësve”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu