Kryeministri Edi Rama ka nisur ironitë ndaj Partisë Demokratike, ndërsa zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit në 6 bashki të vendit për kryetarë bashkie po afrohen.
Rama ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, një foto që tregon degën numër 1 të demokratëve në Tiranë, e cila ka dalë në shitje.
‘Shitet dyqani ‘, shkruhet në derën e kësaj njësie.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i ka kthyer ironinë kryeministrit Edi Rama në rrjete sociale. Ky i fundit kishte postuar një foto të degës së PD-së në Tiranë në njësinë nr.1, e cila ishte e boshatisur dhe jepej ambienti për t’u shitur.
Ndërsa Bardhi ka postuar dy foto, në njërën është foto e degës së PS-së në Cërrik që jepet me qira, ndërsa në tjetrën, një foto nga një dege të PS-së në Tiranë me posterin e Erion Veliajt, por dera e dyqanit është pas hekurave, duke dhënë edhe përshtypjen e Veliajt të burgosur.