Nga Eliona Shkreli/ Dje ishin Pashkët dhe Arqipeshkvia Shkodër-Pult (si në çdo festë) hapi dyert për pritjet zyrtare për përfaqësuesit e komuniteteve fetare, individë, qytetarë, persona publik e politikanë, për këdo që dëshironte të uronte klerin katolik dhe besimtarët e krishterë me rastin e Pashkëve që simbolizon Ringjalljen e Jezu Krishtit, triumfin e jetës mbi vdekjen!
Në meshën e së dielës ishin të pranishëm edhe autoritete vendore kryetari I Bashkisë Shkodër Bardh Spahia, deputetet e PD-së Greta Bardeli dhe Emilia Koliqi sidhe prefektja e Qarkut znj.Majlinda Angoni…shumë korrekt deri këtu!
Kur erdhi puna tek vizitat, të parët që hapën ‘siparin’ e vizitave ishin përfaqësues të PS-së me në krye ministren Spiropali…hapa sytë për të dalluar diku mes tyre kandidatin për bashkinë e Shkodrës, z.Benet Beci, por nuk m’a kapi syri askund (një natë përpara, I vetëm me bashkëshorten kishte qënë I pranishëm në meshën e darkës së të shtunës).
Pas vizitave të tjera…erdhi dhe momenti I shumëpritur…Z.Beci u shfaq papritur në shoqërinë e bashkëshortes, nën shoqërinë edhe të 3 personave të tjerë, njëri I njohur si drejtor I Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër dhe 2 të tjerëve të cilët personalisht nuk I njoh dhe nuk I kam shquar si figura të PS-së Shkodër, por ç’rëndësi ka kjo!
Pse PS lokale shkoi e ndarë në këto vizita? A nuk është kjo pamja e një përçarje mes socialistëve shkodranë, të pakënaqur me kandidatin dhe me listën personale të Tij për Këshillin Bashkiak, ku shumë socialistë me kontribute ndjehen të lënë jashtë vëmendjes së kandidatit I cili pretendon që pikërisht këta kontribues të jenë ‘mbledhësit’ e votave të majta për Të?
Pamja politike ishte skandaloze, një PS e përçarë, ku partia u paraqit veçmas, dhe kandidati po ashtu veçmas. Nuk di se kush mund të jetë këshilluesi apo kush e bën P.R-në e kandidatit socialist, por këto gabime janë të pafalshme në sytë e socialistëve shkodranë, risi’ të cilat I sjell (se me çfarë qëllimi nuk di) kandidati rilindas në një qytet që personifikon gjithmonë bashkimin dhe asnjëherë përçarjen.
Po përpiqem të bëj pak avokatin e ‘djallit’, dhe të mendoj se kjo dalje vetëm, jashtë “kopesë” e kandidatit Beci, ka tendencën për t’a paraqitur Atë si një njeri I cili nuk është se ka bindje vetëm të majta, por edhe të djathta. Si një njeri I cili nuk do të identifikohet si një njeri partiak I vetëm një krahu politik, por si një njeri që vjen për të punuar për Shkodrën. Sado që mundohem të bëj avokatin, s’ka trupë gjykuese në botë që mund të pranojë këtë argument, përderisa z.Beci është kandidat e Partisë Socialiste Rilindase, ish deputet I PS-së (ku për 2 vite s’bëri asgjë për Shkodrën), dhe I zgjedhur si kandidat nga vetë Rama, kryeministri Rilindas…A mund t’u hidhet hi’ syve shkodranëve duke bërë të djathtin një kandidat zyrtarisht I majtë? Jooooo, Shkodra është shumë e zgjuar për t’u “tallur” politikisht me Të.
Paraqitja e kandidatit të majtë, I vetëm në meshë dhe në vizita zyrtare të Pashkëve, duket si fabula e ‘deles së vetme që e han ujku’, që do të thotë se nuk mund të fitosh pa mbështetjen e socialistëve sepse votat e djathta asnjëherë e kurrë në botë nuk shkojnë majtas, por mesa duket edhe e majta këtë herë do anojë nga e djathta ose e pavlefshme në kutitë e votimit.
Përçarja e PS-së në këto zgjedhje po evidentohet çdo ditë e më shumë me një kandidat që ka hapur pakënaqësi të mëdha në kampin lokal të majtë dhe që dëshiron të shfaqet si një individ që do të punojë për Shkodrën, por pa përkatësi politike (meqë është I vetëdijshëm se Shkodra nuk shkon kurrë majtas, vetëm djathtas).
Në këtë pikë dhe në këto rrethana, z.Beci më mirë të kishte provuar veten në këto zgjedhje si kandidat I pavarur, do të kishte qenë më e ndershme sesa të luash kartën ‘as kështu e as ashtu’.