Partia Socialiste e Shqipërisë ka çelur këtë të martë fushatën me sloganin e titulluar “Kurrë pas, përpara”. Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij, tha se Partia Socialiste ka një traditë të fortë në fitoren e zgjedhjeve.

Ai theksoi se Shqipëria nën udhëheqjen e Partisë Socialiste shihet me sy krej tjetër në arenën ndërkombëtare.

“Këto ditë nis zyrtarisht fushata jonë e 9 që kur unë drejtoj PS, kemi fituar 7 nga 8 palë zgjedhje, kemi humbur vetëm një në 2009, që më shumë se sa e humbëm, na e morën, sidoqoftë, të fitosh zgjedhjet është një gjë, ndërsa një gjë tjetër është ta kthesh fitoren në vlerë, për komunitetin, jam krenar për vlerën e shtuar që fitoret e PS kanë sjellë për Shqipërinë, sot jemi një vend krejt tjetër në sytë e botës, na janë besuar role parësore si në OKB, sot marrëdhëniet ndërkombëtare janë në nivelin më të lartë, janë miqësore, aktive, takimet e nivelit të lartë janë pjesë e punës si faktor me peshë në rajon, ky aspekt i transformimit ka një rëndësi për vendin, se do të thotë jo vetëm ndryshim, por ndryshim i botës së jashtme ndaj nesh dhe kjo sjellë më shumë vëmendje dhe interes, si një destinacion për të punuar, investuar dhe jetuar. Rritja e paimagjinueshme e turistëve është vetëm paralajmërimi kuptimplotë e një të ardhme me shpresë, aty e ka bazën transformimi si dita me natën. Zgjedhjet kanë shumë rëndësi për një vend, sesa çfarë gabimisht mendojnë shumë prej zgjedhësve duke mos dhënë votën, sa shumë punë nuk do ishin bërë pa votën e PS, dhe sa shumë dëme do ishin shmangur pa votën e PD”, tha ai.

Ai mori si krahasim Bashkinë e Shkodrës, ndërsa tha se kjo bashki nuk është zhvilluar për shkak se është drejtuar nga njerëzit e gabuar.  Rama theksoi se PS-ja ka ndërmarrë reforma të dhimbshme, por të duhurat për të ardhmen e vendit.

“Pa votën e PS, nuk do ishin marrë reforma të dhimbshme dhe masa të fora, të cilat po i japin formë një shteti të ri, që sot negocion anëtarësimin në BE”, shtoi Rama.

Shefi i qeverisë theksoi se deri në 2030, PS-ja synon që pagën minimale ta çojë në 6o mijë lekë të reja.

“Në këto vite, ne thuajse i kemi dyfishuar të ardhurat për frymë. Ambicia ime është që të kemi një pagë minimale, të paktën 60 mijë lekë”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu