Ballina Aktualitet Protestë në aksin Thumanë- Kashar, banorët kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat...

Protestë në aksin Thumanë- Kashar, banorët kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre! Policia ndërhyn për t’i larguar nga rruga me gaz lotsjellës

Sërish protestë në aksin Thumanë-Kashar. Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës po protestojnë edhe sot pasi rruga e re nuk është e aksesueshme prej tyre, ndaj kërkojnë hyrje dhe dalje të re për shtëpitë dhe bizneset e tyre.

Aktualisht banorët kanë bllokuar aksin rrugor Thumanë-Kashar, ndërsa aty ndodhen dhjetëra forca policie nga FNSH dhe ‘Shqiponja’.

Banorët kanë theksuar se nuk do të lëvizin nga autostrada, deri sa t’u jepet përgjigje kërkesave të tyre. Policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë duke hedhur gazlotsjellës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks