Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka ndarë një mesazh falënderimi për punonjësit që u angazhuan gjatë protestës kombëtare të Partisë Demokratike gjatë së shtunës. Mbi 1350 punonjës policie gjendeshin në detyrë gjatë protestës në të cilën u përdorën bomba molotov dhe objekte të tjera.Proda falënderon të gjithë të angazhuarit për demonstrimin e standardeve profesionale, respektit ndaj ligjit dhe përgjegjësisë, teksa uron shërim të shpejtë për 11 punonjësit e lënduar.“Të nderuar drejtues dhe punonjës të Policisë së Shtetit,Ju falënderoj për profesionalizmin, përmbajtjen dhe përkushtimin e treguar gjatë angazhimit tuaj në garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestës.Pavarësisht akteve të shumta të dhunës, me bomba molotov, lëndë piroteknike e sende të forta, ju demonstruat standarde të larta profesionale, respekt për ligjin dhe përgjegjësi institucionale.Uroj shërim të shpejtë për 11 punonjësit e dëmtuar gjatë detyrës dhe i siguroj ata për mbështetjen e plotë të institucionit.Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë drejtuesit, për lidershipin, koordinimin dhe menaxhimin profesional të situatës.Mirënjohje për çdo efektiv të Policisë së angazhuar”,  shkruan Proda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu