Ballina Politike Protesta e opozitës para Kuvendit, hidhen tymuese drejt policisë

Protesta e opozitës para Kuvendit, hidhen tymuese drejt policisë

Sikurse ishte paralajmëruar, Kuvendi ndodhet në situatë të pazakontë, ku edhe pse brenda ka nisur seanca plenare pa asnjë deputetë të opozitës, jashtë derës ka tension.

Deputetët e opozitës po tentojnë prej disa minutash të futen në Kuvend duke u përplasur me Gardën, por nuk lejohen brenda.

Pak më tej ka nisur protesta e thirrur nga opozita, të cilët po përdorin edhe flakadanë, madje kanë hedhur tymuese drejt policisë.

Qindra efektivë të policisë dhe FNSH-së janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës para parlamentit. Po ashtu janë marrë masat edhe me autobot me ujë, në rast se do të jetë e nevojshme për të ndërhyrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks