Gjashtë persona janë proceduar penalisht dhe katër të tjerë janë arrestuar në lidhje me protestën e djeshme të opozitës.
Pas përfundimit të protestës, në derën e kryeministrisë, protestuesit hodhën molotov. Si pasojë dy efektivë policie u lënduan dhe morën ndihmë mjekësore.
Gjithashtu një protestues pësoi djegie pasi u përfshi nga flakët pas shpërthimit të një molotovi në këmbët e tij.
Pas përfundimit të protestës, efektivë të Policisë Kriminalistike zbarkuan pranë godinës së Kryeministrisë për të mbledhur prova dhe për të dokumentuar dëmet e shkaktuara.






