Ballina Aktualitet Protesta e opozitës/ Gjykata e Tiranës vendos masën detyrim paraqitje për 7...

Protesta e opozitës/ Gjykata e Tiranës vendos masën detyrim paraqitje për 7 të arrestuarit

Shtatë të arrestuarit për protestën e opozitës të zhvilluar tre ditë më parë në kryeqytet u lanë në masën detyrim paraqitje. Para gjykatës së Tiranës u njohën me masën e sigurisë Gëzim Sadikaj, Vlash Gjonaj, Çlirim Koka, Romarjo Bila, Arif Hoxha, Julian Çela dhe Albin Cani.

Ata u arrestuan për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik.

Seanca u drejtua nga gjyqtari Edvan Vecani i dhomës penale. Në mbështetje të protestuesve të arrestuar kanë ardhur familjarë të tyre dhe Klevis Balliu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks