Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda kanë mbërritur në Spitalin e Traumës për të vizituar efektivët e lënduar dhe një nënë, e cila solli në jetë foshnjën e saj në makinë për shkak të vonesave të krijuara nga bllokimi i rrugëve nga protestuesit.

Më herët, Policia e Shtetit në një njoftim të shpërndarë për mediat konfirmoi se dhjetë efektivë janë lënduar si pasojë e akteve të dhunshme, të kryera nga disa militantët të opozitës.

“Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie”, theksoi policia në njoftimin e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu