Një konflikt pronësie mes dy vëllezerve në Lezhë përfundoj me plagosjen me sende të forta të njërit prej tyre.
Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 të mëngjesit të së mërkures në fshatin Mërqi, ndërsa i plagosur mbeti Alfred Leka rreth 40-vjeç.
Ai mori lëndime nga goditjet me grushta dhe sende të forta dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha .
Sipas deklarimeve të 40-vjeçarit, ai ka qenë duke lëvizur me makinë sëbashku me familjen kur i është zënë pritë dhe qëlluar.
Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për sqarimin e rrethaneve dhe motiveve të konfliktit mes dy vëllezerve.
Ata u morën në pyetje në lidhje me rastin, ndërsa nga veprimet paraprake rezulton se ata ishin në konflikt prej kohësh për kufirin ndarës të tokës në afersi të banesave të tyre.