Kreu i Partisë Demokratike në Malësi të Madhe, Fredi Sterkaj, ka ngritur alarmin për atë që e quan “Paketa e Maleve”, duke paralajmëruar se nisma ligjore e qeverisë rrezikon të cenojë bjeshkët, kullotat dhe qetësinë sociale në zonë. Në një reagim publik, ai thekson se ligji i hap rrugë dhënies së pronave të përbashkëta për investitorë të paqartë, duke përjashtuar komunitetet vendase që i kanë ruajtur me shekuj. Sterkaj paralajmëron për pasoja të rënda si privatizimi i kullotave, konfliktet sociale dhe shkatërrimi i natyrës, ndërsa u bën thirrje këshilltarëve të mos japin miratime pa konsultim dhe mbrojtje të zonave të mbrojtura.

Statusi plote: 

Paketa e Maleve = rrezik për bjeshkët, kullotat dhe paqen sociale në Malësinë e Madhe!

👉 Me këtë ligj, pronat e përbashkëta të fshatrave rrezikojnë të jepen me 1 euro për “investitorë fantazmë”, duke përjashtuar komunitetet që i kanë ruajtur me shekuj.

👉 Pasojat: privatizim i kullotave, konflikte sociale, shkatërrim i natyrës dhe zhvillim pa përfitim për banorët vendas.

🌲 Bjeshkët, pyjet dhe kullotat nuk janë mall tregu – janë trashëgimi kombëtare!

📢 Këshilltarë të Malësisë së Madhe:
Mos jepni miratim pa regjistrim paraprak, pa konsultim me komunitetin dhe pa mbrojtje të zonave të mbrojtura.

✋ Stop kësaj mënyre në veriun e Shqipërisë!

#PaketaEMaleve #MalesiEMadhe #MbrojtjaENatyrës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu