PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË
TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM SHKODËR

Nuk justifikonte pasuritë, Prokuroria e Shkodrës sekuestron automjetet dhe mjetet motorrike të shtetasit Brigeno Binoshaj dënuar më parë nga autoritetet franceze

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, u sekuestruan automjetet dhe mjetet motorrike të shtetasit B.B. dhe familjarëve të tij.
Nga hetimet rezultoi se, shtetasi B.B. ka qënë dënuar më parë nga autoritetet franceze për veprën penale te “Trafikimit të lëndëve narkotike” të parashikuar nga neni 283/a të Kodit Penal dhe pas verifikimeve përkatëse kanë ekzistuar dyshime se ky shtetas dhe familjarët e tij zotërojnë pasuri apo të ardhura, shpërpjesëtimorë, në raport me nivelin e të ardhurave apo fitimeve nga veprimtari të ligjshme të deklaruara dhe as nuk përligjen prej tyre.
Për sa më sipër, bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” u sekuestruan:
– Automjeti “Mercedes Benz”, Modeli S600L në emër të shtetasit B.B;
– Motorri “Piaggio”, Modeli Gilera, në emër të shtetasit B.B;
– Motorri “Yamaha”, Modeli MT09, në emër të shtetasit B.B;
– Automjeti “Volkswagen”, Modeli Golf 2.0 TDI, në emër të shtetasit G.B;
– Motorri “Yamaha”, Modeli YP250R, në emër të shtetasit G.B;
– Automjeti “Lancia”, Modeli Y, në emër të shtetases E.B;
– Të gjitha llogaritë bankare në emër të shtetasit B.B dhe familjarëve të tij.
1

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu