Ujërat e liqenit të Komanit, atraksionet historike, vendbanimet e hershme, etj janë vetëm disa nga perlat turistike të bashkisë Vau Dejës. Promovimi i tyre dhe rivilatizimi i ofertës turistike është një prej nismave që ka ndërmarrë së fundmi bashkia Vau Dejës me mbështetjen e bashkimit Evropian përmes projektit “Vau Dejësi si destinacion turistik” në partneritet me qendrën për promovimin e konkurueshmërisë.
Çuka Babani, Koordinatore e Projektit “ Vau Dejes si destinacion turistik” ne Bashkine Vau Dejes thekson se projekti ka rendesi te madhe per zonen dhe puna qe po behet ka nisur te jape frytet e veta. Jane 35 tabela informuese te vendosura, po pergatiten hartat dhe guidat e zones si dhe do te kete nje sere aktivitetesh qe zhvillojne sportet ujore, promovojme resurset, vlerat turistike e kulturore te Vau Dejesit.
Operatorët turistik flasin për nevojat që ka kjo zonë dhe mbeshtesin nismen e ndermarre nga ky projekt qe besojne se do te rris me tej cilesine e sherbimeve.
Lumi i Shalës mbetet nje nga perlat turistike të veriut që mban rekord turistësh, por per të mbërritur në atë zonë është një torturë më vete nga rruga e amortizuar. Qeveria shqiptare nuk ka hedhur asnjë qindarkë për riparimin e saj duke vënë në rrezik jetën e udhëtarëve.






