Projekti ogurzi për Qëndrën Historike të Shkodrës, reagon deputeti i PD Bardh Spahia: Skemë mafioze e Benet Becit dhe bandës kriminale që sponsorizon mbajtjen e tij në atë karrige!
Statusi i plote:
Me të njëjtën skemë siç betonizuan Tiranën, politikat e errëta të strukturës më kriminale, Rilindjes, përmes njeriut të ulur në karrigen e kryetarit të bashkisë Shkodër nga krimi, Benet Beci, po tentojnë të vënë në zbatim një plan ogurzi për Qëndrën Historike të Shkodrës. Fillimisht Beci i partisë së krimit, ja beson një kompanie që nuk di as historinë dhe as identitetin e Shkodrës, hartimin e planit të detajuar vendor. Ky plan që kjo kompani dorëzon parashikon të ngrihen ndërtime deri në 9 kate, në zonën muzeale, në dëm absurd dhe të plotë të asaj që kemi trashëguar deri më sot nga arkitekti Kolë Idromeno.
Edhe pse i pandehur nga SPAK për korrupsion me fonde publike, Beci shërbëtor i krimit, vazhdon abuzimet dhe shpejton ta dërgojë për miratim këtë plan, duke anashkaluar tërësisht institucionet si: Instituti Kombëtar i Trashigimisë Kulturore dhe Drejtoria Rajonale e Trashigimisë Kulturore Shkodër, që drejtëpërdrejtë kanë në administrim monumentet e kulturës.
Ai guxon të shkojë deri në atë pikë sa të hedh poshtë edhe Vendimin e Këshillit të Ministrave, Nr.771, date 30.09.2020 “PËR DEKLARIMIN PASURI KULTURORE TË QENDRËS HISTORIKE TË QYTETIT TË SHKODRËS, PËRCAKTIMIN E ZONËS MBROJTËSE TË SAJ DHE MIRATIMIN E PLANIT PËR RUAJTJEN, MBROJTJEN DHE ADMINISTRIMIN E TYRE”. Betonizimi i qëndrës së Shkodrës dhe hapja rrugë për të tilla ndërtime, nuk është asgjë tjetër, veçse favorizim për klientët e pushtetit, që duan të pastrojnë paratë e krimit me ndërtime, që shkatërrojnë identitetin e Shkodrës dhe asfiksojnë zemrën e qytetit.
Nga ana tjetër Beneti ka bllokuar çdo leje të mundshme ndërtimi për çdo banor të qytetit të Shkodrës duke i detyruar të shkojnë dhe të blejnë njësi apartamentesh tek ata të pushtetshëm të cilët ndërtojnë me urdhër dhe për llogari të Benetit dhe Ramës
Ky plan shkatërrimtar i identitetit të qytetit tonë duhet ndalur dhe Shkodra e shkodranët nuk mund dhe nuk do ta pranojnë këtë skemë mafioze të Benet Becit dhe bandës kriminale që sponsorizon mbajtjen e tij në atë karrige, që nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu