Ballina Aktualitet Profesor Tonin Gjuraj shpallet zyrtarisht rektor i Universitetit të Shkodrës

Profesor Tonin Gjuraj shpallet zyrtarisht rektor i Universitetit të Shkodrës

Prof. Dr. Tonin Gjuraj është zyrtarisht rektori i ri i universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Në një mbledhje që u zhvillua të mërkurën pasdite dhe që zgjati për disa orë, Komisioni Institucional i Zgjedhjeve mori vendimin për zgjedhjet në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, që u zhvilluan me 21 qershor 2024.


Komisioni rrëzoi edhe ankimimin e kandidates tjetër, prof. dr. Rajmonda Këçira, duke e cilësuar të pabazuar në ligj dhe në rregullore.

Gjuraj fitoi garën për Universitetin e Shkodrës përballë dy rivaleve të tij, prof. dr. Rajmonda Këçira dhe prof. dr. Nertila Ljarja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks