Epoka e drejtimit me komandim në Fakultetin Juridik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” merr fund. Pas thirrjes për zgjedhje nga rektori i universitetit, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, fakulteti ka tashmë një dekane të zgjedhur me votë: Prof. Asoc. Dr. Paulina Hoti.
Në procesin zgjedhor të zhvilluar të martën, Hoti mori mbështetjen dërrmuese të trupës zgjedhore, duke siguruar 16 vota pro dhe vetëm një votë kundër.
Prof. Asoc. Dr. Hoti ka mbajtur më parë funksione të rëndësishme në jetën akademike dhe publike, ndër të cilat edhe detyrën e zëvendësrektores së universitetit, si dhe mandatin si deputete në Kuvendin e Shqipërisë.
Në garë për drejtimin e fakultetit ishte edhe Adrian Leka, aktualisht kryetar i Bordit të Administrimit të UNISHK. Deri në zgjedhjen e dekantes së re, Fakulteti Juridik është drejtuar nga Irma Baraku në cilësinë e ushtrueses së detyrës.