Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin K. L., 23 vjeç, banues në Shirokë, pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. Sh., për veprën “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-L. H., banues në fshatin Kosmaç, pasi u kap duke drejtuar motomjet, pa leje drejtimi;
-K. P., 18 vjeç, banues në fshatin Vrith, pasi u kap duke drejtuar automjet, pa leje drejtimi;
-Gj. K., 18 vjeç, banues në Shkodër, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur një 9-vjeçar, i cili është dëmtuar në këmbë. I mituri është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Më datë 12.03.2026, ka humbur jetën gjatë transportimit në spitalin rajonal të Shkodrës, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak, shtetasi S. H., 59 vjeç. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






