Ballina Kronike Procedohet 24-vjeçari në Shkodër, lëvizte me mjet të vjedhur në Zvicër

Procedohet 24-vjeçari në Shkodër, lëvizte me mjet të vjedhur në Zvicër

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. K. alias V. K., 24 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, pasi nga verifikimet e kryera dyshohet se automjeti që ky shtetas drejtonte në sheshin “Demokracia”, është vjedhur në Zvicër. Automjeti tip “Benz” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin lituanez R. A., 44 vjeç, pasi mesditën e djeshme, në fshatin Grabom, motomjeti që drejtonte ky shtetas, për shkak të humbjes së kontrollit, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi A. Ç., 48 vjeç. Nga aksidenti u dëmtua lehtë 44-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks