Seanca e së hënës në parlament nuk do të ketë aksion vetëm brenda parlamentit.

Jashtë tij në hyrje të ndërtesës demokratët kanë lajmëruar një protestë me mbështetës në orën 17:00 kur dhe është lajmëruar nisja e punimeve.

Kundërshtimi i masës së arrestit në shtëpi të Sali Berishës, por edhe dënimi i 19 deputetëve për të mos marrë pjesë në seancat e Kuvendit dhe në Komisione do të jenë moto e reagimit të opozitës.

Ndërkaq selia blu ka deklaruar se do të shtrijë aksionin në të gjithë vendin dhe për këtë organizim ka emëruar katër koordinatorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu