Sot anëtarët e Partisë Demokratike dhe simpatizantë të saj do të votojnë kandidatët e tyre të preferuar që më pas do të përfaqësojnë këtë parti në zgjedhjet vendore më 14 maj.
Kjo është një risi për PD pasi për herë të parë do të zhvillojë një proces të brendshëm zgjedhor nga ku do të zgjedhë dhe kandidatët e saj perfaqesues për zgjedhjet e 14 majit.
Në këtë garë ka kandidat të propozuar dhe të vetëpropozuar. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacione Elektorale, gjatë këtyre ditëve mori në shqyrtim të gjithë dokumentacionin e dërguara, për kandidatët e propozuar apo të vetëpropozuar.
Kandidatët që kanë marrë miratimin e Kryesisë dhe do të garojnë për primare. Në Shkodër do të ketë konfirmim pasi në këtë garë është i vetëm Bardh Spahia, në Vau Dejës zgjidhet mes deputetit Zef Hila dhe Kolë Shaben, në Pukë janë 4 kandidat Astrit Kuçi, Demir Hyseni, Ndue Suma dhe Rrok Doda, në Fushë Arrëz5 kandidat Ded Bajraktari, Hil Kola, Nik Nika, Hil Curri dhe Pjeter Qafa. Vetëm në Malësi të Madhe nuk ka garë pasi kandidatët janë përjashtuar nga primaret.






