📍U prezantua në Shkodër projekti për ndërtimin e autostradës Adriatiko-Joniane Muriqan-Lezhë. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim BERZH, është angazhuar përmes Kuadrit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor në realizimin e këtij projekti. Ai ka shtrirje në territorin e Bashkisë Shkodër dhe do të japë një impakt të rëndësishëm në zhvillimin e rrjetit të transportit duke ndikuar, veçanërisht, në përmirësimin e transportit në zonat me flukse të larta turistike.

🔹Duke qënë se projekti është i një rëndësie të vecantë, si bashki e Shkodrës kemi dhënë angazhimin tonë maksimal për realizimin sa më të mirë të këtij projekti duke bashkëpunuar dhe komunikuar në vazhdimësi me projektuesit e kësaj Autostrade. Rajoni i Shkodrës përfaqëson pikën hyrëse të kësaj autostrade në Shqipëri dhe për këtë kemi pasur vemëndjen maksimale për të bërë të mundur që projekti të mos jetë përjashtues për qytetin dhe të integroje të gjitha nevojat infrastrukturore për ndërlidhjen e rrugëve ekzistuese me autostradën Adriatiko Joniane.
Disa detaje që Bashkia Shkodër i konsideron të rëndësishme janë:

  1. Vemendja e shtuar sa i përket zonave të ndikuara nga përmbytjet ku kalon kjo rrugë e re.
  2. Ura mbi Lumin Buna dhe aspektet vizuale dhe logjistike të urës së re.
  3. Aksesi i rrugëve ekzistuese dhe qytetit të Shkodrës me këtë autostrade.
  4. Impaktin mjedisor dhe zhvillimor që kjo rrugë do të ketë në zonat ku do të shtrihet.

🔹Nga 41 kilometra, 14, 5 kilometrat e para të kësaj autostrade i përkasin bashkisë së Shkodrës. Ajo do të jetë e përbërë nga 4 korsi, dy në vajtje dhe dy në ardhje ku janë parashikuar 40 nënkalime rrugore dhe korsi emergjence.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu