Ballina Aktualitet Prezantohet “Paketa e Maleve”, Rama: Interes i lartë nga shqiptarët që jetojnë...

Prezantohet “Paketa e Maleve”, Rama: Interes i lartë nga shqiptarët që jetojnë jashtë! Po ecet me ritëm të ulët, dekurajuese

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ishte i pranishëm në prezantimin e Paketës së Maleve.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë, Edi Rama tha qeveria po punon për të përshpejtuar zbatimin e paketës së investimeve në zonat malore, e cila synon të nxisë zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investitorëve.

Kryeministri theksoi se interesi i lartë i shqiptarëve jashtë vendit tregon potencialin e madh të kësaj nisme, ndërsa theksoi nevojën për të reduktuar vonesat burokratike që po pengojnë procesin.

Rama: Ne besojmë që bëhet fjalë për një politikë nxitëse për të krijuar një platformë investimesh në territoret malore. Fakti që në ditën e parë që u hap kanali  i komunikimin online lidhur me këtë paketë, pati 800 shprehje interesi nga shumica dërrmuese shqiptarë jashtë Shqipërisë, flet vetë për fuqinë tërheqëse që ka kjo paktë. Nga ana tjetër e bëjmë këtë takim sepse kemi shqetësimin që po ecet e një ritëm të ulët në raport me atë që paketa  vetë ka në thelb, shpejtësinë. Shpejtësinë në kuptimin e një burokracie të lehtësuar maksimalisht dhe shpejtësinë në kuptimin e mundësisë për t’i dhënë një përgjigje shumë të shpejtë atyre që shprehin këtë interes.

Kjo vonesë është dekurajuese për ata që kanë çuar sinjalin e trye që janë të interesuar të hyjnë në kët proces dhe nuk kanë marrë përgjigje prej disa muajsh. Vetë paketa e pranoi që ka disa ngarkesa të tepërta nga pikëpamja burokratike, edhe pse është shumë më e lehtësuar se sa ka qenë më parë. Unë i kam thënë edhe deputetëve që më kanë shprehur këtë shqetësim që të bëjnë amendimet përkatëse të ligjit dhe të lehtësohet ligji nga ndonjë ngarkesë e tepërt.

Paketa e Maleve është një nismë ligjore dhe zhvillimore e Qeverisë Shqiptare që synon të nxisë investimet dhe rigjallërojë jetën ekonomike në zonat malore, e ofruar për të gjithë të interesuarit, qofshin emigrantë apo rezidentë, të cilët kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar në tokën e tyre.

Nisma për “Paketën e Maleve” përmes projektit “Investo në tokën tënde”, synon të ofrojë një qasje realiste për tërheqjen e investimeve në zonat malore të vendit, falë politikave të reja të mbështetjes kundrejt investitorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks