U prezantua  në Shkodër libri “Serbët dhe Arbërit” nga Milan Šufflay, me përkthim të prof. Arben Ndrecës.  Kjo vepër shkon në thelb të marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe serbëve ndër shekuj, e gjithashtu me të dhënat arkivore të grumbulluara, Šufflay ndërton edhe këtë histori të parë të arbërve në mesjetë. Një ekspoze e bukur e mbajtur nga Arben Ndreca ndriçoi rrugëtimin arkivor dhe historik që do ta çonte Sufflayn në shkrimin e kësaj vepre. Faleminderit Shkodra për mikpritjen e përhershme, faleminderit gjithashtu Fra Mikel Pllumaj dhe Gjovalin Çuni për ligjëratat e tyre. 

*Libri është pjesë e kolanës “Rradhonjtë e Shejzave”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu