Në ambientet e Auditorit të Gjimnazit “Atë Pjetër Meshkalla” në Shkodër, u promovua libri “Pietro Marubbi dhe lindja e studios së parë fotografike në Shqipni” e autorit Luçian Bedeni. Pas një pune kërkimore shumëvjeçare, sipas newspower.al Bedeni sjell për herë të parë një studim të thelluar mbi jetën, veprën dhe trashëgiminë e Pietro Marubbit, fotografit italian që themeloi studion e parë fotografike në Shqipëri dhe hodhi themelet e traditës së njohur shkodrane në artin e fotografisë. Akademik Stefan Çapaliku dhe Dr. Primo Shllaku, ndan me publikun reflektime dhe vlerësime mbi librin dhe figurën e Marubbit, një personalitet që la gjurmë të pashlyeshme në kulturën vizuale shqiptare raporton newspower.al.

Botimi sjell dokumente dhe të dhëna të panjohura më parë nga arkivat italiane, ruse, turke, kroate dhe britanike, që hedhin dritë mbi identitetin, jetën dhe rrugëtimin e Marubbit nga Italia në Dalmaci, Greqi dhe më pas në Shkodër, ku ai do të vendoste themelet e një tradite fotografike që do të ndikonte brez pas brezi.

Libri përfshin gjithashtu një rishikim kritik të rolit të Marubbit në artin pamor shqiptar, duke e paraqitur atë si më shumë se një fotograf, si arkitekt, piktor, mësues dhe vizionar, që solli një formë të re të të parit në shoqërinë shqiptare të kohës. Ky libër pritet të jetë një referencë e re e rëndësishme për studiuesit e historisë së artit, fotografisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare./newspower.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu