Një hap i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit dhe promovimin e pasurive natyrore dhe kulturore të Qarkut Shkodër është bërë realitet. Këshilli i Qarkut prezantoi botimin më të ri që ka ardhur nën kujdesin e kryetarit Edmond Ndou, “Guida Turistike e Qarkut Shkodër”. Një botim që fton çdo vizitor dhe qytetar të njohë më thellë bukuritë dhe historinë e këtij rajoni të pasur me tradita dhe vlera unike.

E pranishme në këtë aktivitet, deputetja e qarkut Shkodër Xhenis Çela duke e cilësuar këtë botim një kontribut më shumë për turizmin dhe sfidat që ai ka përpara, garantoi se për Shkodrën do të jetë gjithmonë një zë në kuvendin e Shqipërisë, që mbështet këtë sektor dhe zhvillimin e gjithëanshëm të tij.

Rektori i universitetit “Luigj Gurakuqi”, prof.dr Tonin Gjuraj duke vlerësuar botimin e kësaj guide, foli edhe për kontributin që i lind këtij institucioni të japë në këtë drejtim.

Të pranishmit, pedagog, operator turistik dhe përfaqësues të pushtetit vendor vlerësuan nismën dhe theksuan rëndësinë që ka bashkëpunimi për të forcuar me tej pozitat e qarkut Shkodër në rajon, ne sektorin e turizmit dhe jo vetëm. Guida e Qarkut Shkodër, është një thirrje për të zbuluar, për të investuar dhe për të kontribuar në forcimin e Shkodrës si një destinacion turistik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu