Në vendlindjen e tij, aty ku nisi karriera artistike e artistit të ndjerë Sali Mani, u prezantua dokumentari “Artisti që i dha shpirt këngës”, realizuar nga gazetari Tom Thercaj. Familjarë, miq dhe artistë nga të gjitha trojet shqipfolëse e diaspora u mblodhën në Malësi të Madhe për ta përkujtuar artistin e merituar që sivjet do të festonte 80 vjetorin e lindjes. I vlerësuar me cmime kombëtare e ndërkombëtare, Sali Mani u dallua që në moshë të re si një vëzhgues i holle i folklorit, interpretues me çifteli dhe lahutë i këngëve epike të Eposit te Kreshnikëve, ai ishte zëri virtuoz i skenave shqiptare raporton newspower.al.

Kompozitori dhe këngëtari Sali Mani kishte parësor motivin atdhetar dhe për të atdheu nuk shtrihej nga Vermoshi deri ne Konispol, por qysh prej Tivarit deri n’Preveze, në Ulqin, Prishtinë, Tetovë, Konicë e gjithë Çamërinë. Gazetari Tom Therçaj sic citon newspower.al, i cili realizoi dokumentarin, tregon edhe një episod që kaloi artisti kur u ftua të interpretoi në Kosovën ende të pavarur.

Bashkia Malësisë së Madhe i dha pas vdekjes titullin “Qytetar Nderi” që ju dorëzua nipit të artistit. Sali Mani krijoi një melos të larmishëm dhe original, duke ofruar per çdo tekst një melodi të veçantë. Ai ka krijuar me tekst e melodi mbi 1000 këngë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu