Në kuadër të procesit të riorganizimit të strukturave të Partisë Socialiste në Shkodër, drejtuesi politik i qarkut, Benet Beci, zhvilloi një takim me drejtuesit lokalë të forcës politike, ku u prezantuan koordinatorët e rinj të Zonave të Administrimit Zgjedhor (ZAZ).

Në ZAZ 3, detyrën e koordinatorëve do ta marrin Sara Elezi dhe Artur Kçira, ndërsa në ZAZ 4 janë emëruar Besara Gjurgja dhe Elton Doniku.

Beci uroi suksese në detyrën e re për ekipin e sapoemëruar, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkushtimit në procesin e konsolidimit të strukturave socialiste në qark.

“Ky proces sjell frymë pozitive, energji dhe përkushtim në rrugëtimin tonë të përbashkët”, u shpreh ai, duke falënderuar gjithashtu për kontributin e dhënë Andi Bilalin dhe Gentian Zejnunin në ZAZ 3, si edhe Suela Ulcinakun, Denis Malevin dhe Ramir Haderin në ZAZ 4.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu