Prokuroria e Posaçme në pretencën e saj lidhur me hetimin e realizuar mbi skandalin erotik në zyrën e institucionit të shtetit mes kryetarit në atë kohë të Bashkisë së Kukësit safet Gjici dhe Alma Kaçit, një skandal i hetuar edhe mbi akuzën e korrupsionit dhe favorizimit në tendera.
Konkretisht, SPAK kërkon 4 vite dhe 6 muaj burg për Gjicin, i cili përmes gjykimit të shkurtuar rrezikon dënimin deri në 3 vite burg. Ndërsa për shtetasen Alma Kaçi kërkohet 1 vit e 6 muaj burg.
Ish kryebashkiaku i Kukësit, u arrestua më 24 qershor me urdhër të SPAK. Fillimisht ndaj tij nisi hetimi për akuzën e shpërdorimit të detyrës ndërsa pas publikimit të pjesës së dytë të videos ku Alma.K shfaqej teksa i kërkonte Gjicit një tender për shoqatën e saj të qenve, SPAK ka nisur hetimet për korrupsion.