Ukrainian President Volodymyr Zelensky speaks during his evening video message on Thursday August 11. (Office of President of Ukraine)

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia po përpiqet të shkatërrojë jetën e çdo evropiani.

“Rusia kohët e fundit është përpjekur të rrisë edhe më shumë presionin energjetik mbi Evropën; transporti i gazit përmes Nord Stream është ndalur plotësisht,” tha presidenti i Ukrainës në fjalimin e tij të mbrëmjes së kaluar.

Qëllimi i Moskës, tha ai, është të dobësojë dhe frikësojë shtetet e Evropës. “Përveç tankeve dhe raketave, Rusia po përdor edhe energjinë si armë dhe këtë dimër po përgatitet të japë një “goditje vendimtare” në sektorin e energjisë dhe vetëm kohezioni më i madh do të lejojë që të kundërshtohet”, vazhdoi kreu i shtetit ukrainas.

Evropianët duhet të koordinojnë më mirë kundërmasat e tyre dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin, tha ai, duke shtuar se presioni mbi Rusinë duhet të rritet për të kufizuar të ardhurat e saj nga nafta dhe gazi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu