Presidenti Bajram Begaj ftoi kryetarët e grupeve për konsultimet e datës së zgjedhjeve vendore.

Newspower.al mëson se presidenti ka pasur sot një takim me deputetin demokrat Oerd Bylykbashi, ndërsa në orën 13:00 në presidencë do të jenë Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Vangjel Dule dhe Agron Duka.

Nesër ora 18:00 pritet të jetë takimi me kryetarin e grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj. 

Të enjten në orën 09:00 kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla do të jetë në presidencë.

Sipas Kodit Zgjedhor zgjedhjet vendore pritet të mbahen mes 15 prill – 15 majit 2023.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu