Presidenti i FSHGj z.Leonard Lulaj me ftese te Presidentit te Federates Italiane Andrea Facci , ndoqi nga afer garen nacionale te Gjimnastikes Artistike per femra “ Gold GAF” e zhvilluar ne Padova, Itali ne datat 19-20 Dhjetor. E veçanta e kesaj ftese eshte rruga e bashkepunimit te cilen po shtrojne keto dy federata si edhe pjesmarrja ne kete gare e gjimnastes Vanessa D’addedda e cila eshte pretendente per t’u bere pjese e Ekipit Kombetar te Gjimnastikes Shqiptare. Ne kete gare moren pjese 40 gjimnastet me te mira nga e gjithe Italia, ku Vanessa merrte pjese ne kategorine per te rritur ( Senior) u rendit e 9 ne 4-garsh, e 2-ta ne Tra Ekuilibri dhe e 5-ta ne Ushtrime te lira Akrobatike.
I pranishem gjate kesaj gare edhe z. Simone Monaco, Drejtori i Pergjithshem i Euro Gym 2026, i cili pak kohe me pare ne nje vizite zyrtare prane FSHGj e KOKSH prezantoi Projektin e ardhshem per Shqiperine.
Gjate kesaj vizite Presidentet theksuan vijimin e bashkepunimit si dhe ndihma ne baza materiale nga ana e federates Italiane.
z. Lulaj e vleresoi shume kete vizite, ftesen nga z. Facci shprehu mirenjohje per bashkepunimin mes federatave.
Gjithashtu vleresoi performancat dhe rezultatet e Vanesses.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu