Presidenti i Republikës dekretoi sot ditën e dielë, datë 9 nëntor 2025, si datën për zhvillimin e zgjedhjeve tëpjesshme për kryetar bashkie për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, pas marrjes së njoftimitpër vakancat nga Këshilli i Ministrave në datën 30 shtator 2025.
Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dheCërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëvetë bashkive, kurse vakanca në Bashkinë Tiranë ështëkrijuar për shkak të shkarkimit të kryetarit të bashkisënga Këshilli i Ministrave, pas propozimit nga KëshilliBashkiak Tiranë, i cili me votën e këshilltarëve tëshumicës dhe të pakicës (50 vota pro dhe vetëm 1 kundër) kërkoi që t’i hapet rruga zgjedhjeve tëparakohshme për kryetar bashkie në Tiranë.
Për shkak të interesit të lartë publik, Institucioni iPresidentit të Republikës sqaron se për vakancën e krijuar në Tiranë, Presidenti shqyrtoi rregullshmërinë e procedurës së ndjekur, në këndvështrim të respektimit tëpavarësisë dhe autoritetit propozues të këshillit bashkiakdhe konstatoi se deklarimi i vakancës është bërë nëpërfundim të një procesi konstatimi dhe verifikimi, tëkryera sipas kompetencës nga Këshilli Bashkiak Tiranëdhe nga Këshilli i Ministrave.
Në respekt të neutralitetit institucional, Presidenti iRepublikës nuk shqyrton meritën e çështjes.
Nga praktika dokumentare e çështjes rezulton, se Këshilli i Ministrave ka referuar tek kuadri ligjor, i cilipërcakton se shkarkimi për “mosparaqitje në detyrë përnjë periudhë 3-mujore të pandërprerë” përbën rast tëndryshëm nga shkarkimi “për shkelje të rënda tëKushtetutës ose të ligjeve” që parashikon neni 115 iKushtetutës, gjë që do të thotë se për VKM nr.539, datë25.09.2025 nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për tëdrejtën e ankimit, por juridiksioni gjyqësoradministrativ.
Vendimi i Këshillit të Ministrave që shkarkon kryetarin e bashkisë “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose tëligjeve” pezullohet, në rastin kur ndaj tij paraqitet ankimnë Gjykatën Kushtetuese. Çdo vendim tjetër që shkarkonkryetarin e bashkisë për shkakun, se ky i fundit “dënohetpër kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës sëprerë, nga gjykata” ose se “propozohet për shkarkim ngakëshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë përnjë periudhë 3-mujore të pandërprerë”, përveçseankimohet në Gjykatën Administrative (jo në GjykatënKushtetuese), pezullohet vetëm nëse pezullimiurdhërohet posaçërisht nga Gjykata Administrative.
Sikurse rezulton nga dokumentacioni shoqërues i VKM-së, ky sqarim ligjor ka qenë në dispozicion të palës dhetë publikut që në datën 25.09.2025.
Presidenti i Republikës konstaton se në periudhën ngadata e miratimit të VKM-së nuk është regjistruar ankimnë organin kompetent gjyqësor dhe nuk ka një vendimpezullimi nga ana e tij, ndërkohë që afati i Presidentit tëRepublikës për shpalljen e zgjedhjeve është vetëm 48 orë nga marrja e njoftimit.
Me daljen e dekretit, mjetet ligjore mbeten nëdispozicion të palëve me qëllim që ato të realizojnëmbrojtjen e interesave të tyre të ligjshme.
Duke shpallur zgjedhjet e pjesshme për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, Presidenti iRepublikës bën thirrje për një fushatë konkurruese, etikedhe në respektim të plotë të Kodit Zgjedhor, sikurseshpreh dëshirën që qytetarët e këtyre bashkive tëpërfshihen gjerësisht dhe të votojnë masivisht në këtozgjedhje.