Ballina Aktualitet Presidenti Begaj priti Nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj...

Presidenti Begaj priti Nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj / Në fokus forcimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi mes dy vendeve

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot në një takim Nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, me të cilin bisedoi mbi zhvillimet në shtetin fqinj me fokus rolin e faktorit politik të shqiptarëve dhe situatën e tyre.
Presidenti Begaj vlerësoi përpjekjet që kanë ndërmarrë liderët shqiptarë në Mal të Zi në dobi të shqiptarëve autoktonë në Malin e Zi.
Gjatë bisedës u shkëmbyen mendime për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve në dobi të qytetarëve, me theks të veçantë në projektet ndërlidhëse të shqiptarëve në të dyja anët e kufirit, forcimin politik e ekonomik të shqiptarëve që jetojnë në Malin e Zi.
Presidenti Begaj i vlerësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet midis dy vendeve, gjë që u dëshmua edhe gjatë vizitës zyrtare që Presidenti i Republikës zhvilloi muajin e kaluar në Malin e Zi, i ftuar nga homologu i tij, z. Jakov Milatović.
Kreu i Shtetit u ndal gjatë takimit me z.Camaj në intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve, si dhe forcimin e lidhjeve ndërrajonale dhe Euroatlantike që sjellin zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të jetës së qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks