Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. R., 40 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, pasi dyshohet se ditën e djeshme, ka shkaktuar prishje të qetësisë publike, duke qëlluar në ajër, me armë imituese, e cila u gjet më pas nga shërbimet e Policisë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.    

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, pasi është kapur duke transportuar me kamion, dru për zjarr, të prera në mënyrë të paligjshme.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu