Pasi përmbyllën rrugëtimin e tyre mes 16 ekipeve më të mira të Europës, vajzat e klubit të futbollit Vllaznia sëbashku me stafin drejtues, u pritën nga kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia. Ai i përgëzoi vajzat kuqeblu për lojën dhe frymën e grupit që treguan në kompeticionin e Uefa Women’s Champions League, duke shënuar historinë e futbollit të femrave në Shqipëri.
Ndërsa ju dorëzoi titullin e “Mirënjohjes” në emër të bashkisë Shkodër, Spahia premtoi edhe një premoi për ekipin e vajzave, duke shëprblyer kështu suksesin e treguar në këtë kompeticion.
Alban Neziri, përgjegjës i sektorit të arsimit, rinisë dhe sportit në bashkinë Shkodër u ndal edhe tek investimi i ri që pritet të nisë nën kujdesin e kryebashkiakut Spahia, një stadium për ekipin e vajzave dhe jo vetëm.
Skuadra e Vllaznisë në futboll për femra ka hyrë në historinë e futbollit shqiptar si ekipi i parë që u rendit mes 16 më të mirave të Europës.