Ballina Aktualitet Prej dy ditësh reshje intensive shiu, problematika në Pukë dhe Fushë Arrëz,...

Prej dy ditësh reshje intensive shiu, problematika në Pukë dhe Fushë Arrëz, shkarje dherash dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona

Vijojnë ende reshjet e shiut, që kanë paraqitur problematika në disa zona në vend. Në Bashkinë e Fushë Arrëzit raportohet për shkarje dherash, gurësh dhe vërshime uji në rrugët rurale, duke vështirësuar qarkullimin. Gjithashtu ka ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike në disa fshatra.

Informacion i përditësuar për situatën në territorin e Qarkut Shkodër:

1. *Bashkia Shkodër* ,

• Situata në territorin e kësaj bashkie paraqitet pa probleme.
• Reshjet kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar, por deri tani nuk është evidentuar problematike.
Grupet e punës ndodhen në terren duke verifikuar nevojat për ndërhyrje të tipit parandalues.

2. *Bashkia Vau Dejës* ,

• Vijojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar.
• Nuk raportohen probleme në përronj, ura apo në rrjetin rrugor.
• Furnizimi me energji elektrike vijon normalisht.

3. *Bashkia Malësi e Madhe* ,

• Reshje me intensitet Gjatë 24 orëve të fundit ka patur reshje shiu me intesitet të ulët.
• Nuk raportohen problematika të emergjencave civile.

4. *Bashkia Fushë-Arrëz* ,

• Vijojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar.
• Ka shkarje dherash, gurësh dhe vërshime uji në rrugët rurale, duke vështirësuar qarkullimin.
• Ka ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike në disa fshatra.

5. *Bashkia Pukë*

• Vijojnë reshje shiu me intensitet mesatar.
• Ka dëmtime në disa rrugë rurale në Njad Gjegjan dhe Luf-Qerret, rrëshqitje të trupave të pemëve në rrugë dhe shembje skarpatash.

6. *DRV Shkodër* ,

• Akset rrugore nacionale të administruara nga kjo drejtori paraqiten të kalueshme.
• Reshjet vijojnë, por nuk ka probleme me qarkullimin rrugor.

7. *Druk Lezhë* ,

• Reshjet kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar.
• Nuk raportohen probleme në funksionimin e kanaleve të kullimit, argjinaturave, dhe digës së Rezervuarit të Shtodrit.
• Nivelet e lumenjve Buna, Drin, Kir, Gjadër dhe prurjet në përrenjtë kryesorë janë nën kuotat e riskut.
• Hidrovoret e Velipojës (Vilu dhe Cas) janë në gatishmëri dhe punojnë normalisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks