Prefektja e Shkodres ka pritur në një takim ambasadorin e Italisë në Shqipëri Fabrizio Bucci. Ato kanë diskutuar mbi marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe fokusin që Italia ka patur në qarkun Shkodër.

Statusi i prefektes Angoni:

Sot pata kënaqësinë të prisja në një takim miqësor Ambasadorin e Italisë në Shqipëri Z. Fabrizio Bucci.

Shpreha mirënjohje për marrëdhënien e veçantë mes dy vendeve tona si dhe vemendjen e veçantë dhënë Shkodrës në aspektin e mbështetjes dhe fuqizimit të aktorëve të ndryshëm në fushën e artit dhe kulturës.

Vlerësova asistencën e ofruar nga pala italiane në përmirësimin e infrastrukturës në institucionet e përkujdesit si dhe shpreha angazhimin tim në mbështetjen e përfaqësuesve të pushtetit lokal duke nxitur më tej bashkëveprimin ndërinstitucional lidhur me përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu