Ballina Aktualitet Pranga një tjetër zyrtari për dëmtimin e lagunës së Kune-Vainit

Pranga një tjetër zyrtari për dëmtimin e lagunës së Kune-Vainit

Vijon operacioni policor i koduar “Tjetërsimi i Lagunës”, për goditjen e veprimtarive të paligjshme, në zonat e mbrojtura.

Vihet në pranga një tjetër punonjës (Përgjegjës Sektori) i AdZM, Lezhë, i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, ka lejuar dëmtimin e lagunës së Kune-Vainit.

Shkon në 5 numri i funksionarëve publikë, të ndaluar në kuadër të këtij operacioni. 

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se bashkë me 4 punonjës të tjerë të AdZM, Lezhë, pasi me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë sjellë dëmtimin e zonës së mbrojtur të Kune – Vainit, konkretisht të zonës së quajtur “Grykëderdhja e Matkeqës”.

“Në vijim të operacionit “Tjetërsimi i Lagunës”, i iniciuar në qershor të këtij viti, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të përfshirë në dëmtimin e zonës së mbrojtur “Laguna e Kune-Vainit”, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, kanë vijuar hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat, është kapur dhe ndaluar shtetasi P. N., 61 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Monitorimit të AdZM, Lezhë, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Tjetërsimi i Lagunës”.” – njofton policia.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në dëmtimin apo keqmenaxhimin e zonave të mbrojtura të qarkut.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks