Kur u duk se te gjitha gjerat po shkonin mire te Vllaznia ne pragndeshjen me Egnatian, ne fakt nuk do te ndodh keshtu sepse dy prej titullareve te saj jane ne dyshim per sfiden e neserme ndaj Egnatias. Dy mbrojtesit e kraheve, Hakaj dhe Smajli jane ne dyshim dhe me shume mundesi nuk do te jene ne fushe per kete takim.

Megjithate trajneri Josa nuk ka deshire ta ule moralin e skuades, por perkundrazi mendon se momenti i mire i saj duhet te vazhdoje edhe me tej. Nje gje te tille e ka bere te ditur gjate konferences se sotme per shtyp kur eshte shprehur:

“Kemi patur vazhdimisht mungesa gjate kesaj periudhe dhe do te kemi edhe neser sepse Hakaj e Smajli kane shfaqur probleme. Megjithate ne do te shohim perpara. Po kalojme nje moment te mire dhe duhet ta shfrytezojme kete gje. Luajme ndaj nje skuader te forte, me te cilen ne fakt nuk na ka ecur sepse kemi humbur dy here kete sezon.

Tifozet kuptohet qe presin nje fitore tonen kete here dhe ne fakt kete gje duam edhe ne, por do ta shikojme ne fushen e lojes se çfare do te ndodhe. Une jo shume entuziast? Kam provuar me skuadrat e tjera te jem edhe 10 apo 12 pike perpara kundershtareve dhe po keshtu kam qene gjithmone.

Mua me pelqen me shume te gezoj ne fund sesa tani. Rendesi ka te vijojme te bejme punen tone sepse po te ndodhe keshtu do te jete me mire per te gjithe”. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu