Ballina Aktualitet Postriba pa ujë, çeshtja në SPAK! Banorët në protestë: Investimi i ujësjellësit...

Postriba pa ujë, çeshtja në SPAK! Banorët në protestë: Investimi i ujësjellësit dështoi

Rreth një vit pas përfundimit të investimit për ujësjellësin në njësinë administrative Postribë të Bashkisë Shkodër, banorët e zonës vijojnë të përballen me mungesën e ujit të pijshëm. Për këtë arsye, ata kanë dalë në protestë, duke e cilësuar investimin si të dështuar dhe pa asnjë vlerë reale. Sipas banorëve, investimi është kryer vetëm për të “mbyllur gojën” e komunitetit për shkak të veprimtarisë së një guroreje në zonë, e cila sipas tyre, është burimi kryesor i ndotjes dhe mungesës së ujit.

Një nga protestuesit i drejtoi një mesazh të drejtpërdrejtë SPAK-ut dhe qeverisë, duke kërkuar nga drejtuesi i këtij institucioni, Altin Dumani, që të mos mbajë të fshehura dosjet që lidhen me këtë çështje.

Banorët shprehen se problematika e ujit të pijshëm zgjat prej më shumë se 8 vitesh dhe lidhet ngushtë me aktivitetin e gurores. Megjithëse janë zhvilluar procese gjyqësore lidhur me këtë çështje, deri më tani nuk është arritur asnjë zgjidhje konkrete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks