Ballina Kronike “Porsche” humb kontrollin dhe bie në kanal, ndërron jetë 30-vjeçari pasagjer, plagoset...

“Porsche” humb kontrollin dhe bie në kanal, ndërron jetë 30-vjeçari pasagjer, plagoset shoferi (EMRAT)

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Stravec të Divjakës.

Policia bën me dije se shtetasi Mariglen Labota duke drejtuar automjetin tip “Porsche” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi Daniel Sharka, 30 vjeç dhe është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks