Presidenti i Republikës Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë në festën e Kurban Bajramit. Ai kërkon që reflektimi në këtë ditë të shenjtë, të shërbejë për të bërë të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë. “Përzemërsisht i uroj Kurban Bajramin besimtarëve myslimane shqiptarë! Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë. Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi. Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë. Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin!”

Ndërsa kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur që përmes një fotoje të veçantë, të urojë besimtarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu