Kreret e larte te shtetit kane shprehur ngushëllimet për viktimat e aksidentit tragjik të dy trenave në Greqi.
Bajram Begaj / president i Shqiperise
I tronditur nga tragjedia e përplasjes së trenit në Greqinë fqinje! Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të mbijetuarve ju uroj shërim të shpejtë. Unë dhe Shqipëria qëndrojmë përkrah me popullin grek.
Edi Rama/ kryeminister i Shqiperise
“Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosur në aksidentin tragjik të natës së fundit në Greqi! Ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një orë kaq të rëndë për kombin e tyre dhe i bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave,” shkroi Rama.
Nga ana tjetër edhe ministrja Olta Xhaçka shprehu ngushëllimet për tragjedinë.
“I dhimbshëm nga humbja e jetëve në Greqi. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për viktimat e aksidentit vdekjeprurës të trenit dhe familjet e tyre. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë!” u shpreh ajo.
Ilir Meta/ Kryetar i PL
Me hidhërim mësova për tragjedinë në Larisa të Greqisë fqinje dhe mike!
Në këto orë dhembje dhe tronditje të thellë, unë dhe Partia e Lirisë u shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe lutemi për shërim të shpejtë të të mbijetuarve!
Solidaritet të plotë autoriteteve vendore dhe qendrore! Qëndrojmë përkrah me popullin grek! 🇦🇱🙏🇬🇷






