Politika shqiptare ka pësuar një humbje të madhe këtë të premte. Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano ka ndërruar jetë pas një kalvari sëmundjeje të rëndë.

Ai ndodhej i shtruar prej 24 ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore. Lideri historik i PS-së do të trajtohej në një spital privat në Tiranë në reanimacion.

KUSH ISHTE FATOS NANO?

Fatos Nano, 73 vjeç është themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ai ishte njeriu që bëri të mundur transformimin e ish Partisë së punës që vinte nga trashëgimia komuniste, në një forcë që i rezistoi pluralizmit politik, si një aktore me peshë në skenën shqiptare. Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005, kohë kur u shkëput nga politika. Një përpjekje e tij e mëvonshme për postin e kreut të shtetit, nuk u mbështet nga Partia socialiste, drejtimin e së cilës e kishte marrë Edi Rama. Gjatë viteve të angazhimit në politikë, që nga viti 1991, ai shërbeu 4 herë si kryeministër i vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu