Ballina Aktualitet Policia rrugore e Shkodrës ndëshkon 456 drejtues mjetesh

Policia rrugore e Shkodrës ndëshkon 456 drejtues mjetesh

DVP Shkodër

Kontrolle intensive në të gjitha akset e qarkut, duke përdorur mjetet inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Gjatë një jave:

✅Janë referuar materialet në prokurori për tre drejtues mjetesh për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

✅114 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalim të gabuar;

✅44 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;

✅49 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

✅244 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për pushim mjeti, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;

✅5 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

Policia e Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks