Ballina Kronike Policia operacion mbarëkombëtar kundër trafikantëve të drogës, mbi 150 të arrestuar

Policia operacion mbarëkombëtar kundër trafikantëve të drogës, mbi 150 të arrestuar

Një tjetër operacion mbarëkombëtar është zhvilluar në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike, peshën më të madhe të të cilit e mban Antidroga e Tiranës.

Sipas informacioneve deri më tani janë afro 100 persona të kapur në Tiranë, ndërsa në rang vendi janë mbi 150 persona në total.

Arrestimet e fundit janë në kuadër të operacionit kombëtar “Tempulli”, i cili vazhdon prej disa muajsh.

Antidroga prej kohësh ka nisur hetimet për goditjen e disa grupeve kriminale të cilët merren me shitje dhe trafik të drograve të forta dhe të lehta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks