Velipojë

🚨 Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur gjetjen e një djali të mitur që ishte larguar nga prindërit, në plazhin e Velipojës.

Punonjësit e Policisë në Velipojë ia dorëzuan familjes, në gjendje të mirë shëndetësore, djalin 5-vjeçar nga Kosava.

Salla Operative e Stacionit të Policisë Velipojë u njoftua nga një familje pushuesish se djali i tyre i mitur ishte larguar dhe nuk po e gjenin dot.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja në zonën e plazhit u angazhuan në kërkime intensive në terren.

Falë reagimit të shpejtë dhe profesional, punonjësit e Policisë bënë të mundur lokalizimin e djalit, i cili gëzonte shëndet të plotë, dhe ia dorëzuan familjes.

Prindërit e djalit kanë falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe përkushtimin në këtë rast.

👮‍♂️ Policia e Shtetit u bën apel pushuesve që të tregojnë kujdes të shtuar për fëmijët e tyre, veçanërisht në zonat e mbipopulluara si plazhet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu