Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në lagjen “Mark Lula”, shtetasi A. Gj., 18 vjeç, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka përplasur shtetasen M. N., 22 vjeçe. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit dhe shtetasja M. N.;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në lagjen “Qemal Stafa”, shtetasja E. M., 29 vjeçe, duke lëvizur me biçikletë, për shkak të lagështirës, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. G., 59 vjeç, banues në fshatin Reç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OShEE-së, në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është paraqitur shtetasi P. Gj., 57 vjeç, i cili ka kallëzuar se në vitin 2011, një shtetas që nuk e njeh, ka aplikuar dhe është pajisur me dokumente identifikimi me të dhënat e tij. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu