Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-P. S., 33 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, pasi iu konstatua e hapur në celular, një faqe për lojëra fati të kundërligjshme;
-I. D., 22 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur në çantë dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thikë që e mbante pa leje;
-J. Rr., 30 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thikë që ai e mbante pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës shpallën në kërkim shtetasin G. H., 28 vjeç, pasi nga hetimet e kryera mbi kallëzimin e bërë 19.08.2025, nga shtetasi D. L., 37 vjeç, është identifikuar si shtetasi që ka goditur 37-vjeçarin, me grushte dhe me sende të forta, për motive të dobëta. Po punohet për kapjen e shtetasit G. H.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në lagjen “Qemal Stafa”, shtetasi N. S., 68 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një shtetas të mitur, që po lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë u dëmtua lehtë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.